Deputetja e LSI, Silva Caka, në një deklaratë për mediat ishte mjaft e ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama. Ajo duke e cilësuar Ramën, si një kryepolic, që shtiret sikur i repsekton gratë socialiste, nënvizoin se këto të fundit po i zëvendëson me vajza të koridoreve të rilindjes. Caka u shpreh se Rama është ai person që nuk dëshironte opozitën në zgjedhje, pasi është i tmerruar nga vota e lirë. Rama, shtoi Caka ka frikë dhe nga Vettingu dhe tashmë është në Panik, pasi e ka kuptuar se Berati e ka bërë zgjedhjen e saj në 25 qershor dhe të dënojë kryepolicin, duke votuar LSI-në, që i jep një shansë të gjithëve.
Fjala e plotë:
Kryepolici i Rilindjes, Edi Rama erdhi dje në Berat i qartë në qëllimin e tij për të provokuar, i tmerruar nga rritja dhe forca e LSI-së dhe e rinisë në qarkun e Beratit. I frikësuar ai deklaroi dje se LSI heq gratë socialiste nga puna, ndërkohë që gratë socialiste më shumë se çdokush ai i ka injoruar me mosmirënjohjen dhe arrogancën e tij, duke i zëvendësuar kudo me vajzat e korridoreve të Rilindjes. Edhe pak gra me vlera socialiste, zonja të vërtetë të së majtës u fshinë pabesisht nga lista për dpeutete të PS-së, duke u zëvendësuar nga vajzat e korridoreve të Rilindjes dhe biznesmenët tenderxhinj. Pasi u ktheu krahët socialistëve të thjeshtë për 4 vite me radhë dhe i dha “gjithë pushtetin oborrit të tij të Rilindjes”, tani kujton se mund të mashtrojë për herë të dytë socialistët, duke u thënë se nuk e ka fajin zullumi i tij me pushtetin dhe përbuzja e tij ndaj tyre, por na e paska fajin LSI-ja që është në koalicion.
Kjo alibi e tij është e mjerë dhe e pashpresë. Problemi i tij i madh është tmerri që ka nga zgjedhjet e lira dhe vota e lirë. Ai ishte njeriu më i frikësuar të bënte zgjedhje brenda Partisë Socialiste me rival Blushin e jo më të pranojë zgejdhje të lira me të gjithë aktorët e përfshirë në garë. Ai bëri çdo përpjekje që opozita të mos hynte në zgjedhje me qëllim shkatërrimin e opozitës dhe manipulimin e zgjedhjeve përmes përdorimit të segmenteve të politisë të lidhur me grupet kriminale të drogës.
Ai Rilindjen e tij e ktheu në ndërmarrjen më të madhe të drogës në Evropë. Ndaj dhe inskenimi i turpshëm i ditës së djeshme në mitingun e Beratit në bashkëpunim edhe me segmente kriminale të policisë, për gjoja blerje votash, është përpjekje e dështuar për të trembur dhe frikësuar LSI-në, ndërkohë që është vetë kryepolici që planifikon blerje votash masive duke përdorur çdo mjet të pushtetit.
Ky akt dëshpërimi në fakt dëshmon se atë e ka kapur paniku, jo vetëm për mbështetjen e jashtëzakonshme, që gëzon LSI-ja në qrakun e Beratit dhe në të gjithë Shqipërinë. Fitore e cila do të konfirmohet me votën e shqiptarëve më 25 qesrhor, por mesa duket ai ka panik edhe nga vetë zbatimi i plotë i Vetingut që shqiptarët e presin me padurim për t’i dhënë fund arrogancës dhe padrejtësisë së pushtetit oligarkik, kriminal dhe klientelist.
Prandaj le të çmendet kryepolici, LSI do të dalë forcë e parë në qarkun e Beratit, sepse është shpresa e rinisë dhe fundi i oligarkisë. Forcë e parë jo vetëm në qarkun e Beratit, por edhe në të gjithë Shqipërinë.