Home KRYESORE LSI sulmon Tahirin dhe Çakon për hetimin e Elez Gjozës, ngrihet kallëzim...

LSI sulmon Tahirin dhe Çakon për hetimin e Elez Gjozës, ngrihet kallëzim penal

Administratori i njësisë 2 në Tiranë, Elez Gjoza gjatë një konference për shtyp në selinë e LSI-së, ka deklaruar se akuzat e bëra ndaj tij nga Policia e shtetit, janë akuza politike të urdhëruara nga ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas tij e gjithë kjo lojë e pistë politike është bërë për xhelozi politike, për shkak të mbështetjes së shumtë që LSI ka në numër, krahasuar me atë të PS-së.

Gjoza ndërkohë ka paditur Policinë e Shtetit në prokurori për akuzat e bëra në drejtim të tij. Ndërsa ka pranuar se ka marrë pjesë në fushatë për LSI-në, por e gjitha kjo pas orarit zyrtar të punës.

Share: