Nga Armir Shkurti
** Në fillim të viteve ’90 të mbysnin reklamat për prezervativët. Sot – ato për ilaçet për dhembje koke
** A është migrena SST (Sëmundje Seksualisht e Transmetueshme) ?
** A numëron delet ujku kur ka pagjumësi?
** Një njeri me zemër të madhe ndryshon shumë nga një njeri me zemër të zmadhuar. Jo detyrimisht ajo e të parit është sëmundje
** Një injorant ka hapësira të pafundme bosh në trurin e tij, hapësira që mund t’i mbushësh pa shumë mund me ç’të të teket
** Mora vesh se të verbrit në Shqipëri paguajnë taksë…televizori!!!
** Në mbretërinë e të verbërve ai me një sy është mbret…..ai me të dy – i padëshirueshëm!
** A është e mundur që një i verbër të bjerë në dashuri me shikim të parë?
** E urrej darvinizmin! Kjo doktrinë më ka zhgënjyer rëndë. Sipas Çarls Darvin organi që punon më shumë zhvillohet më shumë…..! Jam dëshmitar që është gënjeshtër e pastër
** Vjet, miq të mirë më kanë sjellë dhuratë verë e shampanjë për vit të ri…..
Sivjet – një koli me pije për dobësim
** Nuk më funksionoi dieta Dukan….. Kam gjithë javën që ha vetëm proteina por në vend të dobësohem jam shëndoshur…. Do ta ketë fajin mishi se verën e di që është e shkëlqyer…
** Femra e parë në hapsirë: ” U gabova kur lexova kontratën. “Anije kozmike” e lexova “kozmetike”. Po ashtu keqkuptova “mungesën e peshës” me “humbje në peshë”
** Entuziazmi, euforia, optimizmi i tepruar duhet të konsumohen si alkoolet e forta: Me moderacion…
** Djalli sot më ka tunduar. U tremba për vdekje! Kishte fytyrën e një slot machine.
** Për ca histori të shkuara kujtimi është si gromësima: të sjell një si shije nga çka mbetur e patretur në stomak…
** Majasill – my ass ill