Home KRYESORE Mesazh i Aleancës Popullore

Mesazh i Aleancës Popullore

Nje komunikim per shtyp i Aleances Popullore partia qe beri thirrje qytetareve per ti vene kryq fletes se votinit thote se shifrat e ulëta të pjesëmarrjes në zgjedhje po e bëjnë edhe më të rëndësishme çdo votë të hedhur në kutitë e votimit. Përqindja e votimit shqetësoi edhe liderët partiakë, të cilët bën thirrje me insistem për të shprehur vullnetin për Kuvendin e ardhshëm, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskutoi mundësinë e zgjatjes së kohës së votimit me 60 minuta.

Në një angazhim më të vogël të votuesve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në “tempullin e demokracisë”, pesha specifike e çdo vote që ndodhet në kuti do të shtohet. Për rrjedhojë edhe çdo votë kundër do të vendosë më shumë se çdo mungesë në kutitë e votimit për fatin e këtyre zgjedhjeve.

Të ngopur me klasën e politikanëve që thonë shumë e bëjnë pak, që bëjnë pak për Shqipërinë e shumë për vete, votuesit duket qartë se e kanë refuzuar këtë sistem të pangopur politik. Zhvillimet politike deri në ditën e votimit shfaqën më qartë se kurrë që 25 qershori nuk mund të ishte momenti i ndërtimit të një Kuvendi që duan shqiptarët, por pika e ngjizjes së një pazari politik, që duhej refuzuar. Një pazar që buron nga korrupsioni, varfëria, droga e krimi nuk mund të ishte një e ardhme për shqiptarët.

Vota kundër e shqiptarëve, që tashmë ndodhet në kutitë e votimit, siç dëshmojnë edhe dhjetra raste të publikuara, është një mesazh i qartë rebelimi. Një mesazh angazhimi, kundërshtimi dhe dëshire që e ardhmja të mbetet në duart e shqiptarëve.

Duke kundërshtuar çfarë politika prodhon, shqiptarët i thanë jo marrjes peng të shtetit nga individët dhe partitë, me pazare në kurriz të Kushtetutës dhe në dhomat e errëta të pushtetit. Duke shkuar në kutitë e votimit dhe duke refuzuar të bëhen pjesë e një maskarade ligjore, shqiptarët i dhanë jo zgjedhjeve të pandershme, i thanë jo politikës së korrupsionit e zhvatjes dhe mbajtën gjallë shpresën se Shqipëria mund të bëhet.- perfunfon komunikimi per shtyp i AP

Share: