Ilir Meta thumboi Lulzim Bashën duke thënë se demokratët nuk duan një lider vetëm me stomak. Duke folur nga mitingu i LSI-së në Tiranë, Meta u shpreh se pavarësisht mendimit të secilit për Sali Berishën, demokratët ishin mësuar të kishin një lider me karakter, duke goditur kështu Lulzim Bashën. Këtë të fundit së bashku me Edi Ramën, Meta i ka quajtur shpesh javët e fundit si “Tomi dhe Xherri”, kur i ka krahasuar me Sali Berishën dhe Fatos Nanon.