Nga Grid Rroji
Intervista e Metës tek Qafoku është e vetmja ku mund të gjindet një pjesë e rëndësishme e të vërtetës. Edhe Rama edhe Basha bënë teatër tek Fevzoja, teatër që nuk e ha kush kollaj.
Meta foli për luftë civile, për dyshen tomi – xherri Basha Rama si të papranueshme për të, për vota socialiste dhe demokrate që do shkojnë për LSInë sepse ata të dy janë Rilindja dhe nuk përfaqësojnë as PSnë e as PDnë, për dobësinë që ka për Marshallin, për respektin që ka për Bujar Nishanin….
Përkthimi është: republika e re do vijë por jo siç e shohin Rama – Basha.
Llogaritë që ka bërë Meta marrin parasysh braktisjen e Ramës nga segmentet kyçe të shtetit komunist si ushtarakët dhe sigurimi i shtetit, humbjen e madhe të votave nga Basha, ardhjen në krye të PDsë të Nishanit me bekimin e Berishës dhe Familjes, dhe qeverisjen bashkë me të.
Nëse këto nuk ndodhin, luftë civile guerrile. Më troç se kaq skishte si e thoshte. Bojkotojini këta te gjithe!