Home KRYESORE Ministrat teknik nuk largohen, ja vendimi i tyre

Ministrat teknik nuk largohen, ja vendimi i tyre

E pyetur se kjo do të thotë që do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në mandatimin e qeverisë së re, Kërtusha pohoi: “Po, patjetër”. Në nenin 106 të Kushtetutës përcaktohet: “Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës”.

Emërimi i 6 ministrave teknikë në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama ishte pjesë e marrëveshjes së dakordësuar më 18 maj, mes Ramës e Lulzim Bashës, për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm. Pikërisht pas propozimeve që kryeministrit Rama i erdhën nga kreu i opozitës Lulzim Basha, emrat u dërguan dhe u dekretuan edhe nga presidenti Bujar Nishani më 22 maj.

Nishani dekretoi largimin nga detyra të zv/kryeministrit Niko Peleshi dhe zëvendësimin e tij me Ledina Mandijën, largimin e Fatmir Xhafajt te Ministria e Brendshme dhe zëvendësimin e tij me Dritan Demirajn, Arben Ahmetajn te Financat me Helga Vukajn, Petrit Vasilin e Ministrisë së Drejtësisë me Gazmend Bardhin, Lindita Nikollën e Ministrisë së Arsimit me Mirela Karabinon, Ogerta Manastirliun e Ministrisë së Shëndetësisë me Arben Beqirin si dhe Olta Xhaçkën e Ministrisë së Punës me Xhuljeta Kërtushën.

Nuk dihet nëse vetë Rama do të ketë mundësi të kërkojë ndryshim ministrash, për sa kohë ai pret të rimarrë zyrtarisht detyrën, edhe pse në bazë të po këtij neni ai vijon të jetë në detyrë deri në mandatimin e qeverisë pasardhëse. Mbeten për t’u parë hapat e kreut të qeverisë në ditët në vijim./360grade.al/

Share: