Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, shprehet i vendosur për luftën ndaj përdorimit të parave të drogës në fushatë dhe kanabisit.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale ai shkruan se “Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e angazhuar të zbatoje ligjin dhe misionin e saj kushtetues”.
“Mbështes fuqishëm punen e palodhur të efektivëve të ndershëm të policisë dhe i vendosur me shumë se kurrë për të pastruar rradhët e saj nga ata që shkelin ligjin në cdo nivel”, shkruan ministri.