Ministrja teknike e Financave, Helga Vukaj kërkoi procedim disiplinor për 44 punonjës të administratës, pasi u konstatua se kanë munguar në punë.
Kërkesa erdhi pas inspektimeve intensive të grupeve të punës të cilat konstatuan se personat në fjalë nuk kanë qënë prezent në punë.
Këto raste u përkasin inspektimeve të kryera që nga momenti i hyrjes në fuqi të VKM-së 473, dt. 01.06.2017 deri më datë 21.06.2017.
Konstatimet e mësipërme janë raportuar edhe pranë Task-Forcës. /LAPSI.AL/