Nga Mira Tuci
Si duket nje prift, si duket nje sherbetor i Zotit dhe bari i mire?! Ai ka pamjen dhe zellin e dom Gjergjit. Krenare per ty dom Gjergj, per vokacionin e per perkushtimin tand. Zoti zgjedh rruge qe mendja jone nuk i projekton dot.
Me kete vendim per te te bere ipeshkev te Mirdites, misioni yt merr dimensione te reja dhe me zellin tand shpirteror, dijen teologjike dhe filozofike, vullnetin e hekurt dhe introspeksionin qe vjen prej Shpirtit te Shenjte…
Zoti dhe Papa Francesk kane shtruar nje udhe te re para teje e qe jam e sigurt se nuk do ta ndalesh vrapin per te cuar ne driten e Hyut me shume shpirtra te paster.
Urime dom Gjergj tash duhet me te thirr imzot. Gjergj.
E pac Jezu Krishtin ne krah para cdo sfide.
P.S: Per me teper kur t’ka vene ne krye te Mirditoreve. Apo jo dom Agustin Bardhi se ankohej se ishte rrethu nga mirditoret