Në vitin 2016 3.5 herë më shumë drogë e sekuestruar nga policia italiane në krahasim me vitn 2015. Ky është përfudnimi i raportit të vitit 2016 të bërë nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali.
Raporti i antidrogës italiane vlerëson se në vitin 2016 u vu re një një rritje e ndjeshme e sekuestrimeve të marijuanës, në 41.6 ton apo gati 347.15% më shumë në krahasim me vitin 2015. Sipas Raportit rritja është në kontrast absolut me vitin e shkuar ku kishte më pak aktivitet në trafikun e narkotikëve.
Gjithashtu pozita e favorshme e Shqipërisë ka shërbyer si një pikë kalimi për shumë rrugë trafiqesh droge.
Pjesa më e madhe e marijuanës u dërgua përgjatë vitit 2016 nga Shqipëria me gomone nga rajoni i Vlorës apo përmes automjeteve kryesisht nga Porti i Durrësit.
Sipas të dhënave të antidrogës italiane shtetasit shqiptarë zinin vendin e dytë për nga numri i arrestimeve dhe rasteve të dërguara në gjykata pas marokienëve përgjatë vitit 2016.
Ndonëse pak kohë më parë u shkarkuan disa funksionarë të lartë në portin e Durësit për lejim të kalimit të sasive të mëdha të drogë, kanabisi vazhdon të kalojë me tonelata pikërisht nga kjo pikë kufitare./lapsi.al