Home Me te Rendesishmet Neranxi: Rama nuk pranon debat me Bashen?! Le ta beje me gazetaret...

Neranxi: Rama nuk pranon debat me Bashen?! Le ta beje me gazetaret e Ekonomisë e te japë llogari

Rama nuk pranon një debat me Bashën, por e ka për detyrë të pranojë një debat me gazetarët e ekonomisë që të japë llogari!

Ndoqa mbrëmë me vëmendje intervistën e kryeministrit Edi Rama tek Fevziu. Nervozizmi i tij teksa pyetej për shifrat e ekonomisë, ia rëndon akoma më shumë përgjegjësinë për varfërimin e shqiptarëve gjatë mandatit 4-vjeçar.

Është kapur si i mbyturi pas një cope druri, tek një shifër e vetme, rritja ekonomike. Në fakt të gjithë specialistët e ekonomisë e dinë që rritja ekonomike e një vendi, nuk është tregues absolut se ajo popullsi po jeton më mirë, sidomos në ekonomi informale si e jona.

Rritja ekonomike është GDP pjesëtim për numrin e popullsisë. Ndërkohë GDP është prodhimi i brendshëm bruto i cili rritet kryesisht nga taksat tona, nga investimet etj. Të gjithë e dinë se brenda këtij 4-vjeçari u injektuan në ekonomi shumë para kriminale, kryesisht nga droga. Ato biznese kriminale paguajnë taksa, paga etj.

Pra GDP-ja u rrit nga një grup oligarkësh, klientësh të pushtetit të cilët në një konkurrencë të pandershme, arritën të falimentojnë shumë biznese të ndershme që kishin vite që investonin. Por GDP-ja nuk i tregon këto detaje.

Shifra e madhe e GDP-së i duhet vetëm FMN-së për t’i garantuar kthimin e borxhit. Ndërkohë ne na intereson fakti që sot pjesa më e madhe e popullsisë jeton me 4 dollarë, që sot numri i bizneseve të falimentuara është më i madh se ata aktivë, që ne na u rritën taksat, na u rrit konkurrenca e pandershme dhe na u ul konsumi. Çmimet u rritën, tregtarët ulën qepenat dhe morën rrugët e kurbetit duke qenë mirë e bukur në shtëpitë e tyre.

Për të gjitha këto që përmenda, Edi Ramën nuk duhet ta gënjejë mendja se do ia hedhi në këtë fushatë me batuta dhe me komente me veshjen e tij që na u bëka modë, sepse e kemi zgjedhur për të drejtuar Shqipërinë, jo si topmodel. Sipërmarrës ose, jo, të gjithë ne që paguajmë taksa super të kripura dhe kërkojmë drejtësi sociale, duam sqarime të detajuara dhe këtë ai duhet ta bëjë me një panel gazetarësh ekonomie në mënyrë urgjente.

Nuk ia kemi borxh talljen teksa thotë se ekonomia u rrit, po ne nuk e ndjejmë! Turp!

*Neranxi eshte kryetar i Shoqata per Mbrotjen e Tregetareve dhe Tregut ne Shqiperi

Share: