Home KRYESORE Nishani duhet shkarkuar pas turpit të fundit sot. Nga Armir SHKURTI

Nishani duhet shkarkuar pas turpit të fundit sot. Nga Armir SHKURTI

Sot Presidenti humbi gjyqin pèr fyerje. Sot Bujar Nishani duhet shkarkuar me ceremoni nga detyra! Të kishte burra ky shtet edhe orën e fundit e shkarkon, për ta zyrtarizuar mbylljen pa nder të lëngatës 4 vjeçare të Jarit dhe presidencës së tij.

Presidenti është ende kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nëse ky institucion nuk ka juristë aq të zotët sa të kopsisin një padi banale për gjykim në shkallë të parë, apo për ta këshilluar Presidentin të mos ia hyjë kësaj meseleje, atëhere ky është jo vetëm dështi, por edhe turp.

Turp është që “padia nuk është e mbështetur nëa fakte” , sipas gjykatës. Pra mbetet e vërteta e Veliajt se Nishani ka përbetësuar pronën e një kishe në Elbasan duke përdorur influencën politike. Iu cënua nderi dhe personaliteti presidentit?

Po kur Edi Rama, aktin e parë si kryeministër, nxorri heqjen e fotove të Presidentit nga çdo zyrë? Po kur Rama e quante “Jari” dhe mustaqet e Jarit u bënë objekt gallate si kur i kishte aq më shumë kur i rruajti? Po kur Shqipëria hyri në kolaps politik para 3 muajsh e nuk ndèrmorri presidenti absolutisht asnjë nismë institucionale, politike, juridike apo edhe thjesht ndërmjetësuese, si simbol i unitettit kombëtar që është me Kushtetutë? Po kur anuloi e ricaktoi datën e zgjedhjeve, pa bazë ligjore?

Ky e ka fyer postin dhe institucionin e presidentit nga fillimi në fund dhe vendimi i sotëm i gjykatës kundër tij është çertifikatë e këtij turpi.

Ata që s’ nxjerrin mësim nga histori herët a vonë digjen prej saj. Nishani është shembulli. Ai u vendos aty prej lojrave politike, si vegël e bindur, ndaj dhe ky fund është logjik. E nisi zi zari, vazhdoi si Jari dhe e mbylli si…/parrena.com

Share: