Home KRYESORE Njësia Speciale e Kosovës mund në gara njësinë speciale të Serbisë e...

Njësia Speciale e Kosovës mund në gara njësinë speciale të Serbisë e Maqedonisë

Prej dhjetë shteteve të Evropës, NJSI e Kosovës e ka zënë vendin e tretë.

Garat, siç i është konfirmuar “Kohës Ditore” nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, janë mbajtur në Qendrën Kundër Terrorizmit (TEK) .

“Këto janë gara vjetore në mes njësive elite policore dhe si disiplinë bazohen ne forcë fizike me intenziset të lartë apo “Cross Fit”. Garant njihen me emrin “Spartan 300” dhe në to këtë vit kanë marrë pjesë 10 shtete. Nga Policia e Kosovës, konkretisht njësia elite (Njësia Speciale Intervenuese- NJSI ) kanë marr pjesë 4 garues apo pjesëtarë te saj dhe komandanti si përfaqësues. Si shtet, Kosova ka arritur të rangohet në vendin e tretë”, thuhen në përgjigjen e kësaj zyre.

Në këtë mënyrë, sipas policisë, NJSI-ja ka dalë më lart e ranguar edhe se njësia elite e Serbisë, Maqedonisë dhe disa shtete të tjera.

“Garuesit e NJSI-së kanë për formuar ne mënyrë të shkëlqyeshme dhe krejt kjo fale organizimit të mirë apo përgatitjes fizike dhe në veçanti falë mbështetjes nga Drejtoria e Policisë së Kosovës”, ka shtuar Zyra për Informim.

Më poshtë gjeni disa foto të pjesëtarëve të NJSI-së, të cilat janë bërë pas garave në Budapest.

Share: