Olkini bashkë me dy vajzat e vogla Anna Maria Hila dhe Xhorxhia Nasto ishin të parët nxënës të klasave të para që u përfshinë në orkestrën e përbashkët të koncerteve të binjakëzimit të shkollave të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë me “Dëshmorët e Lirisë”
Olkin Ndrenika është 8 vjeç e dy muaj. Ai ka dy vjet që luan në violonçel në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë me mësuese Estela Jahon.
Në 2 qershor, ai fitoi çmimin e parë të edicionit të 8-të të konkursit “Junior Talent” me shkollat e Tiranës, organizuar nga shoqata “Tirana Talent” me jurinë e përbërë nga Besa Kaçinari, Zhani Ciko, Anita Tartari dhe Aristidh Prosi.
Olkini bashkë me dy vajzat e vogla Anna Maria Hila dhe Xhorxhia Nasto ishin të parët nxënës të klasave të para që u përfshinë në orkestrën e përbashkët të koncerteve të binjakëzimit të shkollave të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë me “Dëshmorët e Lirisë”.
Koncerti i parë u dha në 15 prill 2016 në Prishtinë dhe i dyti në 5 maj në Tiranë.
Këtë vit shkollor u zhvilluan gjithashtu disa koncerte me nxënësit e violonçelit dhe të veglave të tjera violinë dhe piano.
Këto kanë qenë veprimtaritë madhore, ndërsa disa koncerte të tjerë janë dhënë në ministrinë e Kulturës, qendrën “Ten”, në shkollë, në Rrëshen, Prishtinë në këta dy vjet.
Olkin Ndrenika ka luajtur edhe vetëm, edhe në orkestër në koncertet e organizuar sipas plan-programit mësimor shkollor dhe jashtëshkollor, përfshi për bamirësi për Kryqin e Kuq, të moshës përkatëse ose jo.
Violonçeli, njejtë sikursë veglat e tjera, shoqërohet në shumicën e rasteve me piano.
*Marrë nga emisioni “Me Rudinën” me autore Rudina Magjistarin në televizionin “Klan”