Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një status në Facebook ka ironizuar politikën në vendin tonë. Ai thotë këto zgjedhje kanë arritur diçka të rëndësishme, që aksush nuk i ka borxh askujt dhe aleancat do të jenë afatshkurtëra.
Manjani nënvizon se, aleancat nuk do jenë as programore e as strategjike. Ideologjike jo e jo! Do jenë thjesht taktike e afatshkurtëra…Me 26 fillon avazi…
Statusi i plotë:
“Produkti i zgjedhjeve.
————–
Përtej përplasjeve elektorale, diçka është arritur në këto zgjedhje: askush nuk i ka borxh askujt! Qeveria e re do bëhet nga ata që besojnë më shumë njëri-tjetrit! Historia e së shkuarës do ndikojë… Pa dyshim, aleancat nuk do jenë as programore e as strategjike. Ideologjike jo e jo! Do jenë thjesht taktike e afatshkurtëra. Me datë 26 fillon avazi…”, shkruan Manjani