Edhe dita e enjte do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant. Në zonat veriore do të ketë herë pas here vranësira të lehta.
Sërish zonat me temperatura shumë të larta priten të jenë zonat e ulëta. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura ekstremisht të larta në të gjithë territorin e vendit.
Për sa i përket vlerave termike, sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijonë të mbeten shumë të larta në të gjithë territorin e vendit. Duke e bërë ditën e enjte ditën më të nxehtë të javës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 1- 2 ballë.