Banda e Durrësit akuzohet se prej vitit 1998 ka kryer disa vrasje dhe vepra të tjera penale, si trafik droge, kanosje etj. Vrasja e parë e Lulzim Berishës, në bashkëpunim me Plaurent Dervishajn, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën ishte ajo e Dritan Sallakut.
Bada do të ndahej më pas dhe dy krahët e saj u përfshinë në një përplasje të ashpër, që nisi me vrasjen e Klodian Saliut. Lulzim Berisha u arrestua në vitin 2006 në Tetovë dhe u lirua pasi bëri 10 vjet burg, edhe pse u dënua për 5 vrasje. Në lirimin e tij ndikoi edhe Bashkia e Durrësit, e cila mori përsipër t’i siguronte një vend pune, çka ishte edhe një prej kushteve themelore që ai të linte qelinë.