Home KRYESORE Pas pezullimit Ndreca reagon ashpër ndaj ministres: Çmenduri, s’ka kompetenca

Pas pezullimit Ndreca reagon ashpër ndaj ministres: Çmenduri, s’ka kompetenca

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur ditën e sotme se ka pezulluar nga detyra sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, Plarent Ndrecën ndërsa menjëherë pas saj ka ardhur edhe reagimi nga ky i fundit.

Pas publikimit të këtij lajmi, Plarent Ndreca ka bërë me dije se MAS nuk ka asnjë kompetencë që të shkarkojë sekretarin e përgjithshëm të këtij intitucioni. Më tej Ndreca bën me dije se ndaj tij nuk ka asnjë procedim penal dhe se e gjitha kjo histori është një trillim.

“Është një çmenduri juridike në shpërdorim të pastër të detyrës nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit. Trillim i pastër i faktit që unë jam në procedim penal. Nuk ka asnjë procedim penal ndaj meje. Ministrja e Arsimit nuk ka asnjë kompetencë pezullimi për sekretarin e përgjithshëm të MAS. Unë jam në detyrë e do të vijoj të jem në detyrë pa asnjë lëkundje në mbrojtje të institucionit ku unë punoj”, u shpreh Ndreca. Më tej sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit ka një përgjigje edhe për akuzat e ish-kryeministrit Berisha ku thoshte se ka qenë pikërisht Ndreca që ka shpërndarë tezat e provimit të Gjuhë-Letërsisë. “As nuk e kam lexuar fare, po broçkulla siç i bën ai janë”, tha Plarent Ndreca për GSH

Share: