Home KRYESORE Përse Rama darkoi me Fatos Nanon? I kërkoi atij një qëndrim kundër...

Përse Rama darkoi me Fatos Nanon? I kërkoi atij një qëndrim kundër Ilir Metës?

Burime të 360grade.al, bëjnë me dije se darka Nano-Rama, është përgatitur më këmbënguljen e këtij të fundit dhe për të paktën 3 arësye.

E para, sepse kjo darkë i interesonte Ramës, pohojnë burimet, për të dhënë idenë se marëdhëniet e tyre janë të mira. Gjithashtu Rama e falenderoi Fatos Nanon, që ka ruajtur një qëndrim të qetë dhe të paanshëm, në zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste.

E dyta, Rama kërkoi nëse Nano, do të mund të angazhohej pranë tij, në çastet më kulmore të fushatës, për të dhënë idenë se PS është e bashkuar dhe se Nano, ja delegon influencat e tij në PS, Ramës. Burimet thonë se Nano, nuk ka dhënë ende një përgjigje në lidhje me këtë pikë.

E treta, Rama mund t’i ketë kërkuar Fatos Nanos, një prononcim kundër Ilir Metës, por në këtë pikë, burimet e 360grade.al, nuk janë shumë të sigurta, nëse Rama e ka bërë vërtetë një kërkesë të tillë. /360grade.al/

Share: