U be maratonë përplasja mes Ministrisë së Arsimit dhe formalisht ish-sekretarit të Përgjithshëm, Plarent Ndreca. Ky i fundit i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama.
Raportohet qe Ndreca në letrën e tij drejtuar kreut të qeverisë ka shprehur shqetësimin në lidhje me aktet e paligjshme të ministres Karabina. Sipas tij, ajo është kthyer në uzurpuese të institucionit duke ushtruar dhunë verbale dhe psikologjike ndaj punonjësve.
“Në 20 ditë detyrë, Karabina ka bërë 25 shkelje. Ajo ka denigruar figurën e ministrit, dhe vijimi i paligjshmërisë, është dëm për shtetin,” – shkruan Ndreca kryeministrit Edi Rama.