Home KRYESORE Plarent Ndreca me njerëz të armatosur në Ministrinë e Arsimit, policia nuk...

Plarent Ndreca me njerëz të armatosur në Ministrinë e Arsimit, policia nuk ndërhyn?!

Ministrat e PD do të qëndrojnë në detyrë deri në shtator, por pas humbjes së zgjedhjeve nga PD, autoriteti i tyre është vënë në dyshim. Pas shpërfilljes që i bëri policia Dritan Demirajt, bëhët publik një rast tjetër në Ministrinë e Arsimit.

Dihet që Plarent Ndreca, sekretar i përgjithshëm në ministri u pezullua nga Mirela Karabina, por refuzoi urdhrin për të lënë detyrën.

Sipas një letre publike të ministres teknike, Ndreca jo vetëm vazhdon të firmosë kontrata, por edhe shoqërohet nga njerëz të armatosur në ambjentet e ministrisë. Kur punonjësit kanë thirrur policinë, kjo e fundit nuk është përgjigjur.

“Gjatë ditës së djeshme dhe gjatë gjithë ditës së sotme, Policia e Shtetit nuk është përgjigjur asnjë thirrje për të ndërhyrë dhe normalizuar situatën e rrezikshme dhe të tensionuar që është krijuar në këtë institucion.

Ky demonstrim force dhe arrogance i këtyre njerëzve të paligjshëm, të përfshire në çështje të dyshimta nuk ka asgjë të përbashkët me ligjin. Ndërhyrja e tyre në Protokollin e Institucionit dhe marrja në administrim e Serverave dhe të gjitha dokumentacionit arkivor e shkresor përbën një rrezik shumë të madh.

Lëvizja e këtij shtetasi në mjediset e Ministrisë, me persona të armatosur, të paautorizuar është një skandal shtetëror që tregon uzurpimin e paligjshëm të institucioneve si manifestim i forcës përkundrejt ligjshmërisë, që nuk lejon vijimësinë e punës normale në këtë institucion”

Duke refuzuar të japë dorëheqjen Ministrja e Arsimit ka vënë në dijeni kryeministrin Rama për këtë që po ndodh.

Mirela Karabina u emërua minister sipas marrëveshjes së 17 majit, mes Ramës dhe Bashës. Pas fitores së PS-së në zgjedhje, ministrat teknikë vazhdoje që të qëndrojnë në detyrë./lapsi.al

Share: