Home KRYESORE Plas sherri mes vajzave/ Grushta, shkelma e shkulje flokësh

Plas sherri mes vajzave/ Grushta, shkelma e shkulje flokësh

Një konflikt mes disa vajzave në zonën e Unazës së Re në kryeqytet ka përfunduar në sherr me grushte e shkelma mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Teodor Keko” dhe pas ndërhyrjes së policisë janë ndaluar shtetaset me inicialet XH.T dhe A.S, 21 e 22 vjeç, banuese në Tiranë.

Pas një konflikti për motive të dobëta dy vajzat janë kapur për flokësh. Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ne baze te Nenit 90 te Kodit Penal, “Dëmtime të tjera me dashje”. Ky nen parashikon: “Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë. Por kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”./360grade.al

Share: