Politologu Ilir Kalemaj ka deklaruar se kreu i LIBRA-s, Ben Blushi nuk mund të paraqitet në fushatë si një lider i ri në politikë, pasi në këtë fushë është më i vjetër se Edi Rama.
Në emisionin “Top Show” ku ishte i pranishëm kryetari i LIBRA Ben Blushi, Kalemaj i tha se kartën morale e ka humbur që në kohën kur ishte ministër i Fatos Nanos.
Blushi u përpoq ta kundërshtonte duke u shprehur se ndryshe nga Rama që drejton që prej vitit 1998, ai vet është në opozitë që nga viti 2005. Shikoni videon: