Home KRYESORE Preç Zogaj trondit “themelet” e parlamentit të ri me një deklaratë bombë!

Preç Zogaj trondit “themelet” e parlamentit të ri me një deklaratë bombë!

Pavarësisht se Preç Zogaj nuk arriti të futej në parlamentin e ri të Shqipërisë për shkak të rezultatit të zgjedhjeve të së dielës, ai mund ta “shkundë” që tani atë me një deklaratë të bërë këtë të enjte.

Kandidati i PD-së në Lezhë është shprehur mbi një bisedë që ka patur me një kambist në qytet, i cili i ka treguar se në 10 ditët e fundit të fushatës elektorale, kishte këmbyer rreth 800 mijë euro.

“Por ka një bindje të gjerë popullore se shitblerja masive e votës është shenja dalluese e zgjedhjeve të 25 qershorit. Me këtë shenjë, apo më saktë me këtë damkë, do të mbesin në historinë e zgjedhjeve më të shëmtuara e më të pista që vendi ka njohur. Përveç morisë së pafund të fakteve “të vogla”, këtë e provojnë edhe faktet e mëdha që nuk kanë nevojë të hetohen.

Lumi i parave të drogës dhe korrupsionit që u përdorën për blerjen e votës në fushatën e këtij muaji tronditi kursin e këmbimit të euros, duke e zhvlerësuar atë kundrejt lekut më shumë sesa do ta kishte zhvlerësuar një sezon turistik shumë i suksesshëm.

Një kambist në Lezhë rrëfeu se kishte këmbyer në dhjetë ditët e fundit të fushatës tetëqind mijë euro, një shumë e barabartë, siç tha ai, me punën e dy viteve.

Përveçse me lekë, vota u ble direkt edhe me euro.

Dy partitë e ish-koalicionit qeveritar, PS dhe LSI, vunë në shënjestër të fushatës së tyre zgjedhësit e ashtuquajtur vulnerabël, të kthyeshëm, të shitshëm, të varfër, të cilëve iu qepen natë e ditë për t’i lidhur në zinxhirin e votëblerjes.

Kjo ishte në tërësi “fushata” në terren e pagatorëve, kujdestarëve dhe kapove zonalë të këtyre partive.

Ata u përplasën disa herë për prenë, domethënë për zgjedhësit e piketuar për t’u blerë”, deklaron Zogaj, në një shkrim të tij për gazetën Panorama.

Share: