Home KRYESORE “Provokimi” i Thaçit, flet shqip në televizionin serb

“Provokimi” i Thaçit, flet shqip në televizionin serb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është intervistuar nga televizioni serb N1 Info, ku ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ndikimit rus në Ballkan dhe situatën në Maqedoni.

Por, veçantia e kësaj interviste është mënyra e bashkëbisedimit mes presidentit Thaçi dhe gazetares së mediumit serb, Ivana Dragiçeviç.

Thaçi kishte zgjedhur që të përgjigjej vetëm në gjuhën shqipe, teksa gazetarja serbe bënte pyetje në gjuhën serbe dhe gjuhën angleze.