Nga Parrena.com
Prej ditësh po qarkullon fuqishëm në opinion ideja e një kryqi a shenje tjetër mbi fletëvotim që do ta bënte këtë të fundit të pavlefshme.
PSE KJO IDE E “KRYQIT”?
Në çdo fushatë në fakt ka patur të pakënaqur me sistemin dhe të papërfaqësuar nga partitë e kjo politikë që kanë shkuar, kanë marrë fletën , i kanë vendosur një kryq a sharje dhe e kanë hedhur në kuti, ashtu, për të shprehur heshturaz mllefin. Kjo votë është lexuar si e pavlefshme, pa komente të mëtejshme.
Sot ky zemërim, nëdaç recoltë, vjen nga shumë individë dhe aktorë socialë a persona publikë që e kërkojnë si reagim qytetar votën kundër sistem sepse…
SEPSE TANI TË GJTIHË JANË BASHKË, ME MARRËVESHJE.
Kriza që u sajua dhe pastaj u zgjidh në bashkëpunim nga Basha e Rama, me kontribut të Metës dhe Berishës, përqëndroi pushtetin në pak duar dhe nxorri jashtë skene shumicën e partive të tjera në vend. Diku emocional, diku intuitiv e diku racional, por reagimi masiv ka një burim: frikën nga përqëndrimi i pushtetit në pak duar dhe tretja e opozitarizmit.
Tani të gjithë derrat janë brenda të njejtit thark. Edhe “të vegjlit” aty vèrtiten, për ndonjë kockë. Ajo që është boshatisur është vatha e opozitës.
Kryq fletes se votimit
Të gjitha partitë dhe aq më fort militantët, janë kundër. Tani të nxjerrin sytë për çdo votë, duke qenë se përjetojnë ekstazën e ëndrrave me karrige pushteti, vende pune e ndere prej partisë.
Që njëri prej nesh që mendon si mësipër, të zgjohet të dielën e datës 25, të lahet e të rruhet, të vishet bukur e të shkojë tek qendra e votimit, të mbajë rradhë për të marrë fletën, për t’i vënë kryq…duhet inat shumë i madh ose ndërgjegjje civile shumë e lartë. Por…
NËSE KËTË KAUZË E MERR PÈRSIPËR NJË FORCË POLITIKE, AJO KTHEHET NË LËVIZJE TË SUKSESSHME POLITIKE.
Kaq duhet! Një a disa forca politike të bashkuara pèr t’i i vënë kryq politikës së korruptuar të tranzicionit, motivojnë! Nëse secili prej nesh e di se ai kryqi mbi votë, jo vetëm do të numërohet, por edhe do të ketë vlerë politike më pas, shkon me qejf.
Ndaj, përveç frymës qytetare të krijuar për JO!-në, është doemosdoshmëri o krijimi urgjent i një lëvizjeje politike për ta përfaqësuar, ose një nga partitë jashtë tharkut ta marrë seriozisht