Në të vërtetë sms-ja e kryeministrit, ku jepet udhëzimi për të ndërprerë sulmet ndaj Metës dhe LSI, nuk është kapur rastësisht nga mediat, por është shpërndarë qëllimisht nga stafi i Ramës. Gjoja si rrjedhje informacioni…
Kjo për arsye sepse, sipas sondazheve të tij të përditshme tashmë, rezulton se reagimi i zgjedhësve të LSI, si pasojë e sulmeve të ashpra dhe të hapura kundër saj, ka qenë krejt kundër parashikimeve.
Jo vetëm që LSI nuk është tkurrur, porse ka dhënë shenja bindëse të rritjes së saj. Kjo është arsyeja që Rama, edhe pse e shikon se nuk po ja del t’i afrohet, as numurit 61, e jo më numrit 71, të mandateve, ka reflektuar me dëshpërim, duke kërkuar që fushata zgjedhore, të përqëndrohet te “programi” dhe jo te lufta kundërs LSI. /360grade.al/