Daily Mail ka publikuar një video të momentit të vrasjes së sulmuesve të Londrës, të cilët ditë më parë lanë të vdekur shtatë persona dhe lënduan 48 të tjerë.
Pamjet e kapura nga CCTV tregojnë momentin kur tre terroristët e sulmojnë një burrë që po ecte në hyrje të Borough Marketit me policinë që vjen menjëherë, transmeton Koha.net.
Zyrtarët policorë kanë hapur zjarr në drejtim të sulmuesve duke i lënë të vdekur.
Sulmuesit tashmë janë identifikuar, dhe janë: Khuram Shazad Butt, Rachid Redouane dhe Youssef Zaghba.
Kujdes, pamjet mund të jenë të rënda. /360grade.al