Kryeministri Edi Rama do të jetë sot i pjesemarres në emisionin “Zonë e Lirë”, ku do i përgjigjet pyetjeve të moderatorit Arjan Çani.
Një përballje interesante duke marrë në konsideratë kritikat e Çanit dhe batutat e ironitë e Ramës që sigurisht nuk do të mungojnë.
Edhe vetë kryeministri e ka konfirmuar praninë e tij sonte në mbrëmje në emisionin “Zonë e Lirë”.
Ai shkruan se “me urdhër nga lart” do të jetë tek “Zonë e Lirë”:
“Sonte pas shumë motesh do rishfaqem me urdhër nga lart, dmth nga Endri Fuga, në Zonën e Lirë të Arian Çanit”, shkruan Rama…!