Home KRYESORE Rama “perplaset” me komentuesen! Gafa me makinën e policisë ne spotin elektoral.

Rama “perplaset” me komentuesen! Gafa me makinën e policisë ne spotin elektoral.

Ka ngjallur shumë komente dhe reagime spoti i publikuar së findmi nga kryeministri Rama i cili ka marrë rolin e një polici që nuk korruptohet nga një drejtues mjeti që shkel semaforin me të kuqe.

Një qytetare i shkruan: “Nje rast i paster i shkeljes se ligjit per perfshirjen e punonjesve dhe mjeteve te administrates publike ne fushate elektorale. Makinat e policise jane blere, funksionojne dhe mirembahen me taksat tona dhe sduhet kurrsesi te perdoren per propaganda elektorale. Nje tjeter shkelje eshte perdorimi i mjeteve te forcave te armatosura dhe shenjave e sinjaleve dalluese nga nje civil. Por nuk zhgenjen kurre kryeministri jone ne nje dicka te vetme, ne mos respektimin e ligjit. Edvin, ske mend ti per kryeminister, as per polic. Ti je per karagjoz ne tavolina nen efekt alkoli!”

Por Rama është munduar ta kalojë me një batutë këtë vërejtje.

“Hahahahaha sa e lodhur, po kush te tha ty qe eshte marre nga policia makina ah ah ah…”

Kjo nuk e ka bindur komentuesen qe i kthehet sërish kreut të qeverisë.

“Makina eshte me shenjat dalluese te policise se shtetit dhe e te njejtes marke qe perdor policia e shtetit. Nqs nuk eshte marre nga policia atehere shenjat dalluese qe perdoren nga forcat e rendit i jane vendosur nje mjeti civil, gje qe perben nje tjeter shkelje te ligjit. Nqs kjo qe shikohet ne video nuk eshte makine policie, atehere beji thirrje qytetareve te tu qe te mos i ndalojne ne rast se u kerkohet dhe tregoji cilave makina duhet ti ndalojne qytetaret”.

Share: