Home KRYESORE “Sa te trishtuar duhet te jene njerezit qe duartrokasin mitingjet elektorale”!

“Sa te trishtuar duhet te jene njerezit qe duartrokasin mitingjet elektorale”!

Nga Ida Nurce

Mos u beni budallenj!

Tashme ditet e fushates jane bere pjese e rutines tone pranverore.

Dola ne mengjes. Duke ecur rruges pashe ca njerez te grumbulluar. U afrova me shume, te kuptoja cfare kishte ndodhur dhe aty me zune syte dike qe po mbante fjalim. Ishte njeri nga ata te PS-se. Cfare nuk po thoshte! Cfare nuk po premtonte! Dhe dukej aq bindes. Ata qe e rrethonin po e degjonin me kujdes dhe e duartrokisnin, sikur te ishte nje koncert i dhene per here te pare. Por qe ne fakt ishte koncerti i disate, me fjalet e njejta, me tonet e zerit te njejta dhe me asnje ndryshim.

Psheretiva dhe u largova qe aty. Vazhdova me tutje. Vazhdova duke menduar se, “sa te trishtuar duhet te ishin ata njerezit qe po e duartrokisnin”!

Mendova se mbaroi me aq, por gjate rruges me zune syte dhe nje grumbull tjeter njerezish. Mendova, ketu do kete ndodhur ndonje gje. U afrova serish dhe pashe keta te PD-se. Ia futa shuplake ballit tim dhe me vinte te shkulja floket qe gabova serish. Ky tipi po shante ate grupin me lart duke i akuzuar per vjedhje, korrupsion, njerez qe nuk e pranojne vetingun se nuk ua mban, drogaxhinj etj etj. Dhe keta qe po e degjonin duartrokisnin menyren se sa bukur shante ai, i Pari i tyre. Nderkohe, qe kur i pyeta se cfare eshte vetingu, te gjithe ngrinin supet. Sa kukulla qe jane!

Kesaj rradhe jo vetem psheretiva, por edhe koka me mori perpara dhe u zhyt me denese ne nje dhimbje te madhe. Harrova ku doja te shkoja dhe nisa te kthehem per ne shtepi.
“Nje shans per te gjithe” kishte te shkruar ajo tabela qe e kishte mberthyer nje peme, e kishte shtremberuar dhe dukej sikur po ia merrte frymen. Ishin keta te LSI-se.

Aty nuk me mbajten me kembet dhe u ula ne trotuar. Zura koken me dy pellembe dhe brohoritjet e duartrokitjet e atyre njerezve me rrihnin si cekan koken. Doja te qaja, te bertisja… Pse dreqin duhet t’ju shkoni nga pas?! Pse dreqin nuk i lini te hane koken e tyre?! Pse dreqin duhet te vazhdoni te besoni te njejtat genjeshtra?!

Njeriu duhet te mesoje nga gabimet, jo te gaboje per se dyti, se treti e per te disaten here. Boll u bete budallenj! Vereni trurin ne perdorim se nuk ju duhet aq i ri! Thuajini jo ketyre kllouneve dhe tregojuni se cfare eshte e mire per ju! Po na e pijne gjakun e ne fund i duartrokasim. Nuk e di as se si keni fuqi ta beni kete gje, nderkohe qe po ju lene pa ngrene?!

Share: