Home KRYESORE Seks në motele me burra mbi 50-vjeç. Ja si funksiononte…

Seks në motele me burra mbi 50-vjeç. Ja si funksiononte…

Katër persona, mes tyre një kosovar, dy prej të cilëve femra, janë arrestuar nga Policia e Tiranës në një tietër operacion zhvilluar nga Seksioni Kundër Trafiqeve të paligjshme.

Këta persona shfrytëzonin vajza për prostitucion. Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale.

Shtetasja T. TH., prej disa kohesh, me anë të mashtrimit joshte vajza të reja duke u ofruar atyre para dhe sende te tjera me vlerë dhe më pas i shfrytëzonte ato për prostitucion duke i dërguar në hotele të ndryshme në periferitë e Tiranës.

Mesohet se ajo u ofronte vajzave sherbime estetike dhe nuk u merrte para, ne sallonin e saj te bukurise te Komuna e Parisit.

Për një takim me vajzat klientët, qe ishin mbi 50 vjec nga Kosova dhe Shqiperia, paguanin nga 100-200 euro, teksa takimi bëhej në motele në Vaqarr dhe Ndroq.

Këtë aktivitet të kundraligjshëm e kryente në bashkëpunim me shtetasin P. J.

Ky i fundit pasi vihej në dijeni nga shtetasja T.TH., bënte transportin e vajzave në drejtim të klientëve të tyre me makinë.

Në pranga ranë shtetasit:

1. P. J., 62 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114/2)
2. T. Th, 50 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 114/2)
3. B. D., 52 vjeç, banues në Prishtinë – Kosovë (Neni 113)
4. E. P., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113)

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 9 aparate telefonik
– 2 automjete

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale,
“Prostitucioni” dhe “Shfrytezimi i prostitucionit”, parashikuar nga nenet 113 dhe 114/2 të Kodit Penal.

Share: