Edi Rama, si Hekri me fjalimin e pregatitur nga Fahriu si gazetar i Zërit Popullit.
Lal Eri, si Xhemol Tafaj që vuni pesë neone ne thoshte: E kom bo Tironën si Kajro!
Dje u festua funerali i një sheshi, dhe jo vetëm i një sheshi, por, edhe historisë së qytetit, kryeqytetit, jetës politike-kulturore, sociale-historike të Tironës.
Edi Rama dhe Lal Eri organizuan një koncert “triumf” për masakrimin që i bënë qëndrës Tiranës dhe sheshit dhe historisë së qytetit.
Nuk është nevoja të flitet më për katastrofën urbane, arkitektonike, estetike, funksionale të këtij sheshi si një shëmtirë që mund të fitoj çmimin në botë dhe Lali Eri me paturpsinë më të madhe si një kanakar i Ramës mbuluar me gjethe fiku thote se, “ do të konkuroj në Çikago një shesh me arqitekturën urbane më të bukur?!!”
Lali Eri, kam 27 vjet që jetoj në USA si vendi me arqitekturën me modern urbane, më gjej nje shesh të tillë të ngjashëm në të gjithë Amerikën?
Jo, Lali Eri, as kund nuk ka një shëmti të tillë, mosfunksionale, torturuese, si një HAMAM, shurrtore gjigande publike.
E cfaqët këtë shëmtirë ti me Edin, si bashkim kombëtar! Si dita më fatlume e shqiptarëve! Si pamvarsia e dytë! Si Shqipëria e gjeneratës tjetër! Si sheshi tironacave dhe, e fillove koncertin me një polifoni labe me shatrevanët me ndriçim pink! Prit se nuk keni pare gje akoma!
Të gjitha këto sëbashku, si një kokë me dy koqe, në demagogjinë tuaj ishit aq qesharakë dhe aq injorantë për kohën, duke pasur parasysh se shqipëtarët sot nuk janë më të mbyllur si para 1990, pra ishit më poshtë se Lal Hekri dhe Xhemol Tafaj në vitet 80, kur diktatura ishte në zenith, dhe brenda kuadrit politik dhe funksionit të saj ata ishin OK, dhe për rrugën nga kishin ardhur dhe nga ishin ngritur në atë pzicion si demagogji e vetë sistemit kriminal komunist.
Lal Hekri në atë kohë, në inagurimin e hekurudhës Fier-Vlorë, me një fjalim të pregatitur nga Fahri Balliu si gazetar i Zerit Popullit dhe njeri i afërt shumë ndihmues i institucionit në “Shërbim të Popullit”, për 30 km hekurudhë e quante si vepra më madhështore që ka bërë njerëzimi, a thua se ishte hekurudha Transkontinentale e ndërtuar për 4 muaj në 1876 New York –San Francisco 3000 km! Pra Hekuran Isai në atë kohë minister i brëndëshëm do të thoshte:
Tropjani, do ti hipi trenit dhe do të shkoj të takoj djalin e tij ushtar në Vlorë.
Shkodrani, do ti hipi trenit dhe do të shkoj të shoh Vllazninë ne Vlorë
Elbasanlliu, do ti hipi trenit dhe do shkoj të takoj vajzën e tij në plazh
Krypa juj do ti hipi trenit dhe do të shpërndahet në gjithë Shqipërinë për të bërë gjellë të shijëshme nga amvisat shqiptare.
Edi me sheshin!
Ky shesh do të jetë bashkimi shqiptarëve.
Ky shesh do të jetë e ardhmja shqiptarëve.
Ky shesh do të jetë bumi ekonomik i shqiptarëve.
Ky shesh do të jetë…..
Sa mire tu “rregullojshin” gjithë punët e shtetit me një shesh-përshesh si ky shesh lesh!
Gjithë bota bënte një shesh dhe u zgjidhshin punët e leshit te sheshit.
Edi Rama nuk duhet ta shaj më Fahron se i ka bërë plagjaturë fjalimin.
Lal Eri e plotësoj Xhemolin me ndriçimin, duke thënë se ky shesh tani do të jete me ndriçmin pink më i bukuri jo vetëm në Ballkan dhe Mesdhe, por dhe në Evropë dhe më gjërë….
Ta gëzoni shqipëtar HAMAMIN gjigand në mes Tiranës!