Kandidati i Sfidës për Shqipërinë, Ermal Hasimja tha në emisionin Ekopolitikë me gazetaren Aurora Sulçe gjatë debatit me të ftuarit se një pjesë e popullit është dele.
Hasimja iu referua votimit që populli bën për tre partitë e mëdha PS, PD dhe LSI.
Pjesë nga debati
Hasimja: Ndodhi ça ndodhi, dolën videot në Televizor dhe nga 5 deputetë u bëtë 18. Përgjigjen njerëzit e kanë dhënë. Kjo tregon se ne kemi në një masë të caktuar një popull dele, i cili përdhunohet dhe i thotë babë atij që e përdhunon. Këtë e dimë, por shpresë është që një pjesë të këtij populli që këto gjëra që bëjnë këto parti që nuk e pranojnë.
Pojana: Unë distancohem nga këto deklarata
Hasimja: Njerëzit e dinë shumë mirë si funksionon PD, PS, LSI etj.
Kulluri: Unë nuk kam qejf të thirret dele populli, nuk është etike
Hasimja: Një pjesë e popullit është dele. Unë them mendimin tim. E thua dhe ti kur je në kafe
Kulluri: Jo nuk e them
Hasimja: Një pjesë e këtij populli është dele dhe mos e diskuto
Kulluri: Nuk mund ti thuash dele
Hasimja: Është dhe çke me të, sepse janë në gjendje ta shesin votën, po heq atë fukarain që ska bukën e gojës që e shesin votën për një budallik. E shikojnë në Televizor dike që po vjedh dhe shkojnë e votojnë prap atë njeri.
Abilekaj: Ermal, unë fjalën dele nuk e përmenda, unë thashë të njëjtën gjë që the ti…
Hasimja: Verja emrin si të duash.
Abilekaj: Situata e elektoratit shqiptar është e turpshme. Ajo që ndodhi në Dibër ishte turp i madh që 5 mijë veta shitën votën, por duhet të kemi parasysh që nuk është faji i tyre. Pas një zhgënjimi 25 vjeçar ata nuk e shohin veten të përfaqësuar dhe e vetmja gjë që mund ti marrin votës është 20 mijë lekëshi.
Hasimja: Dallimi i tre partive është 30 mijë lekë të vjetra. Kjo është llogjika…