Home KRYESORE Shpërthim me dinamit në një lokal në Vlorë

Shpërthim me dinamit në një lokal në Vlorë

Raportohet se persona ende të paidentifikuar kanë shpërthyer një sasi dinamiti në një lokal në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në lagjen “Lirimi” dhe nga shpërthmi ka pasur dëme të lehta materiale.

“Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati (lokal) në pronësi të shtetasit R.M., 56 vjeç, ku për pasojë është dëmtuar vetëm xhami i dritares së këtij lokali.” – sqaron policia lokale duke shtuar se nga hetimet paraprake, dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer me lëndë shpërthyese “Dinamit”, pasi në vendngjarje është gjetur mbetje fitili.

Share: