Home KRYESORE Shqiptarët gënjehen akoma me një foto si dikur indianët me pasqyra.

Shqiptarët gënjehen akoma me një foto si dikur indianët me pasqyra.

Nga Ilir Demalia

Sot, Basha, deklaroj se Republika e Re ka një program ekonomik të ngjashëm me ate të administratës Trump(!??)

Këto deklarata janë jo vetëm të papërgjegjshme por dhe qesharake dhe të turpëshme. Nuk ja vlen për spjegime se nuk mund të spjegohet e paspjeguaeshmja në karagjozllikun e këtyre delirantëve dhe gënjeshtarëve të pacipë.

Dje, Basha, pas pritjes që ju bë në aeroport nga një furgon militantësh prej kthimit nga SHBA për një foto në koridoret e Waukesha County Technical Collegeme me presidentin Trump në një fundraiser nga governeri i Wisconsin Walker, i cili deklaron se fundraiser i Trump për zgjedhjet e ardhëshme presidenciale do të jetë meë e madhja në histori, Basha bëri një foto në këmbë në koridore .

Bileta për në këtë takim ishte 10 mijë deri 20 mijë dollar. Kosto udhëtimit, pagesat e lobingut dhe të tjera pjesë të aisbergut financiar nën ujë të PD, tregojnë se kjo foto i ka kushtuar Lulzim Bashës sëpaku 150 mijë dollar, i cili me Republikën e re “mendon dhe do te veproj” për qytetarët.

Basha nuk ka pasur takim me Trump, as ftesë prej tij dhe asnje një tregues suporti nga presidenti. Presidenti Amerikës nuk është Rama që doli dhe suportoj Hillary-in. Në këtë vend është e palejueshme në fushatë zgjedhjesh të suportosh një kandidat apo një tjetër. Jo vetëm këtu por dhe në Evropën perendimore. Do quahej skandal nje veprim i tillë .

Nuk ka një dokument, një deklaratë nga ana e Shtëpisë së Bardhë, nga Donald Trump, nga State Department për një takim apo suport të administratës amerikane apo presidentit për Lulzim Bashën, Fatmir Sekser Mediun apo Republikën e Re me Rilindjen e vjetër.

Mjaftë më me këto karagjozlliqe dhe banalitete që gënjeni shqiptarët me foto si gënjenin dikur indianët me pasqyra duke i marrë floririn, siç po e merni dhe keni marrë ju shqiptarëve peng jetën dhe të ardhmen.

Poshtë janë dy linqet sqaruese.
http://fox6now.com/…/gov-walker-promises-fundraiser-with-p…/
https://www.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

Share: