Home KRYESORE Shqyhen zyrat e shtetit nga sherri PS-PD, në ministrinë e Drejtësisë (VIDEO)

Shqyhen zyrat e shtetit nga sherri PS-PD, në ministrinë e Drejtësisë (VIDEO)

Pesë orët e natës së 17 Majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, nuk mjaftojnë për të shuar 27 vjet luftë politike PD-PS.

Një nga rregullat e kësaj fushate, për të cilën ranë dakort Edi Rama dhe Lulzim Basha ishte se nëpunësit e administratës që kandidojnë për deputetë, pezullohen nga detyra.

Ky ka qenë rasti i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha e cila nuk pranon të largohet nga zyra, megjithëse është përfshirë në listën e kandidatëve të PS.

Pasi e nxorrën jashtë me polici, ajo ka marrë çelsat e zyrës me vete dhe Ministri i PD, Gazmend Bardhi dha urdhër të shqyhet dera.

E gjithë skena është filmuar nga sekretarja e Juliana Hoxhës. Shikoni videon më poshtë si kanë degraduar sherret në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa kryeministri përsërit çdo ditë lajtmotivin e fushatës: Po bëjmë shtet!Lapsi.al

Share: