Home KRYESORE Si të bëhen njerëzit qy(u)tetarë?

Si të bëhen njerëzit qy(u)tetarë?

Nga Blerta Haxhiaj

Montesquieu besonte se të gjitha gjërat janë bërë në saj të rregullave apo ligjeve që nuk ndryshojnë. Sipas tij ishin tre lloje të qeverisë:  një monarki (e vendosur nga një mbret ose mbretëreshë), një republikë (e vendosur nga një udhëheqës i zgjedhur), despotizmi (i vendosur nga një diktator). Njohja e ligjeve të qeverisë mund të zvogëlojë problemet e shoqërisë dhe do të përmirësojë jetën e njeriut. Qeveria e cila zgjedhej nga populli është forma më e mirë e qeverisë. Suksesi i demokracisë në një qeveri në të cilën njerëzit kanë fuqinë varej mbi ruajtjen e bilancit të drejtën e pushtetit. Qeveria e mirë do të jetë ajo në të cilën pushteti është i balancuar në mes tri grupeve të zyrtarëve. Tre degë të “ndarjen e pushteteve”, janë me fuqi të barabarta, por të ndryshme. Në këtë mënyrë, qeveria do të shmang vendosjen e shumë pushteteve ne një individ apo grup individësh. “Kur kompetencat janë të bashkuara në të njëjtin person, nuk mund të ketë liri.”

Sipas Montesquieu, çdo degë e qeverisë mund të kufizojë fuqinë e dy degëve te tjera. Prandaj, asnjë degë e qeverisë s’mund të kërcënojnë lirinë e popullit. Në demokraci jo të gjithë janë të barabartë, dhe gratë mund të qëverisin sepse kanë aftësinë për të qeverisur. Duke kërkuar shumë përgjigje duhet së pari të shtrojme pyetjen dhe në këtë rast të interpretimi i ligjeve duhet të pranojmë se ekziston një fryme ligjes ku ligjvënësi i bindet parimeve që ia zbulon arsyeja. Njerëzit nuk mund të udhëhiqen vetëm nga fantasia e tyre. Rëndësia e madhe e fushave shoqërore të ndarjes të pushtetit bëhet e qartë edhe në trajtimin që i bëhet gjyqësorit. Së pari në fokus vihet liria dhe dinjiteti i njeriut prandaj ndarja funksionale e personale e tre pushteteve duhet te jete mbrojtes të kësaj lirie. Drejtësia primitive natyrore ekzistonte përpara ekzistencës së ligjeve dhe ligjet janë raporte të nevojshme që burojnë nga natyra e gjërave.

Klasifikimin tradicional – demokraci, aristokraci, monarki mund të zëvendësohet me një klasifikim të ri: republikë, monarki, despotizëm. Subjekti është i detyruar që nën etiketën e republikës, të dallojë qeverisjen demokratike dhe atë aristokratike. Janë “pasionet njerëzore që e bëjnë të levizë pushtetin dhe qeverisjen. Ligjet varen nga natyra e qeverisjes, ato varen edhe nga parimi i qeverisjes, madje subjekti ushtron mbi to edhe “ndikimin më të madh”, ky ndikim ndihet së pari tek ligjet e arsimit e pastaj tek të gjitha ligjet e tjera, midis të cilave një vend i posacëm u duhet lënë ligjeve të së drejtës civile e kriminale, ligjeve të financave si dhe ligjeve që trajtojnë kushtet e jetës së grave. Korrupsioni i qeverive pothuajse gjithmonë fillon nga korrupsioni i parimeve, kur parimet qeverisëse korruptohen atëherë edhe ligjet më të mira bëhen të këqija dhe kthehen kundër Shtetit.

Nëse parimet janë të shëndosha, edhe ligjet e këqija “kanë efektin e ligjeve të mira”. Vullneti i sovranit është vetë sovrani – kjo frazë eliptike është fara e idesë kryesore të Kontratës shoqërore të Rusoit. Duke qenë sovran, populli duhet të bëjë vetë gjithcka që mund ta bëjë mirë, ndërsa atë që nuk mund ta bëjë mirë, ia beson ministrave apo gjykatësve që i ka zgjedhur vetë, sepse këtë zgjedhje populli mund ta bëjë më së miri. Populli e bën për mrekulli zgjedhjen e njerëzve të cilëve duhet t’ua besojë një pjesë të autoritetit të vet. Populli gjithmonë shfaq ose shumë ose fare pak veprim, nganjëherë ai përmbys gjithcka, ndonjëherë ai nuk ecën dot përpara, as sa një insekt. Parimi që e bën të veprojë demokracinë është virtyti politik.

Nëse demokracia nuk funksionin dhe ligjet nuk zbatohen më atëhere shtetin e ka marrë lumi, mirëpo pushteti mund të kanalizohet dhe të qarkullojë. Ndohnëse “mund të kuturisësh vetëm përmes opinionesh” Europa, jo vetëm që nuk i ka “avantazhet fizike” të Amerikës, por ajo karakterizohet nga disa tipare historike, që ndryshojnë shumë nga ato të botës së re. Një popull demokratik që organizohet në një mënyrë tjetër nga ai amerikan. Problemi i përbashkët lidhet me atë se njerëzit nuk ndryshojnë shumë në Amerikë dhe në Europë dhe ata kanë të njejtat pasione, që janë karakteristike për gjendjen sociale demokratike; padurimi për fatin e tyre, shqetësimi për tu dukur, dëshira për atë që është më lart.

Këtë gjendje shpirtërore amerikanët e kanë bërë natyrë të shoqërisë së tyre dhe motorrin e saj, por, merita e tyre është se ata i kanë kanalizuar këto përmes të drejtës, fesë, institucioneve, zakoneve. Edhe popujt europiane ndodhen nën kurthin e pasioneve sociale identike, ndodhen përballë të njejtit fenomen institucional, në kuptimin e gjerë të fjalës. “Në Amerikë kanë ide dhe pasione demokratike, shkruan Tocqueville, në Europë ne kemi akoma pasione dhe ide revolucionare“. Gjendja shoqërore formon opinionet, ndryshon pasionet dhe ndjenjat, përcakton qëllimet që ndiqen, tipin e njeriut që admirohet, gjuhën që përdoret dhe, tek e fundit, karakterin e njerëzve.

Në fjalorin e Deklaratës amerikane të pavarësisë vihet re që barazia mund të kuptohet si parim i regjimeve demokratike. Për Tocqueville, tipari karakteristik i shoqërisë demokratike është atomizmi i saj. Paradoksi thelbësor i demokracisë është se barazia e kushteve është e pajtueshme si me lirinë, por edhe me tiraninë. Pasioni i njerëzve të bashkësive demokratike për barazinë është “i zjarrtë, i pashuar, i përjetshëm, i padukshëm; ata duan barazinë në liri dhe në qoftë se ata nuk e fitojnë, ata e duan akoma edhe në skllavëri.

Dashuria për barazinë mund të shprehet në dy format e mëposhtme: ose një “pasion kurajoz dhe legal për barazinë”, që kërkon që t’i ngrejë të gjithë njerëzit në nivelin e të mëdhënjve, ose një “shije e shplarë për barazinë”, që përpiqet që t’i reduktojë që të gjithë në sunduesin më të vogël të përbashkët. Kuptohet se në qoftë se do të mbizotërojë pasioni i parë për barazinë, forcat kundërshtuese ndaj demokracisë do të zvogëloheshin në mënyrë të dukshme. Fitorja do të shkojë tek ata që kanë aftësi më të mëdha. Të gjithë nuk mund të ngrihen në nivelin e më të mëdhenjve, sepse dallimet e aftësive vijnë nga Zoti, ose nga natyra.

Kështu, demokracia zgjon një ndërgjegje për një të drejtë të barabartë të të gjithëve ndaj avantazheve të kësaj bote, por ajo i pengon që t’i arrijnë ato. Demokracia mund të lindë një formë të re despotizmi, një shoqëri që tiranizon vetveten, zgjidhja duhet të jetë në harmoni me parimin e demokracisë, që është barazia, pasioni natyror për lirinë  duhet të plotësohet nga arti politik, një art që shihet më së miri në përvojën amerikane. Njerëzit do të bëhen qytetarë përnes veprimit të parimit personal të kuptuar mirë.

Njeriu i varfër “e ka pranuar, si rregull të veprimeve të veta, doktrinën e interesit, pa e njohur shkencën e tij dhe egoizmi i tij është gjithashtu i zhveshur nga drita, që dikur ishte heroizmi i tij“. Në qoftë se njerëzit do të tërhiqeshin plotësisht brenda rrethit shtëpiak, që fryma publike të mos zhduket plotësisht, duhet që njerëzit të mësojnë që, duke mbajtur një vështim të ndriçuar ndaj vetvetes, duhet që vazhdimisht të ndihmohen reciprokisht dhe të sakrifikojnë një pjesë të kohës dhe pasurisë së tyre për mirëqenien e shtetit dhe të komunitetit.

Njeriu duke u shërbyer të tjerëve i shërben vetvetes dhe se interesi i tij privat është që të bëjë mirë. Sipas Rawls, ashtu si e vërteta është virtyti i parë i sistemeve të mendimit, drejtësia, duhet të jetë në fushën e institucioneve sociale, një vlerë supreme, prej së cilës duhet të rrjedhin të gjitha vlerat e tjera. Barazia e të drejtave dhe e lirive është një parim i paprekshëm mbi të cilin duhet të bazohet një shoqëri e drejtë.

Duke qenë virtyti i parë i sjelljes njerëzore, drejtësia nuk mund të pranojë asnjë kompromis por që duhet kuptuar apriori. Objekti i drejtësisë ështe ajo që Raëls e quan “struktura bazë” e cila grumbullon institucionet sociale më të rëndësishme kushtetutën dhe strukturat ekonomike kryesore si dhe “mënyrën sipas së cilës ato i shpërndajnë të drejtat dhe detyrat themelore dhe përcaktojnë shpërndarjen e përfitimeve që nxirren nga kooperimi social. Forcimi i idealit të kooperimit në gjirin e Shtetit-komb e shtyn Rawls-in të mendojë se me kalimin e kohës do të rriten forcat që ndihmojnë stabilitetin e shoqërisë.

Shoqëria liberale e ka të nevojshme pranimin e doktrinave përderisa ato nuk e kërcenojnë atë, nëse si rregull i përgjithshëm shoqeria liberale është në gjendje të ruajë një ekuilibër pak a shumë të qëndrueshëm, përsëri ky ekuilibër paraqitet i thyeshëm. Të jesh një qytetar është një obligim por të jesh një individ që nuk harron origjinën atëherë je një trim.

Share: