Nëse qytetarët e Tiranës do të votonin sot, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet në këtë qark që ka 34 mandate deputetësh. Rezultatet vinë nga sondazhi i parë i realizuar nga Ora News dhe IPR Marketing.
Po sipas sondazhit, Partia Demokratike renditet e dyta me 33%, Lëvizja Socialiste për Integrim e treta me 14.0%. Surprizë është LIBRA. Partia e re ka krijuar elektorat me 6%, ndërsa Sfida e Gjergji Bojaxhiut ka marrë 1.5%
Në krahasim me 2013 Partia Socialiste ka pësuar rënie në Tiranë, ndërsa Partia Demokratike nuk ka pësuar ndryshime. Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar rritje, ndërsa rreth 6% të votave merr partia Libra e Ben Blushit.
Nga 1000 persona të anketuar, 41% kanë votuar për PS. Marzhi i gabimit të sondazhit eshte +/-2.5%
Sondazhi është zhvilluar më datën 29-30 maj.
Tabelat e sondazheve i keni ketu http://www.oranews.tv/vendi/sondazhi-ps-fiton-zgjedhjet-ne-tirane-pd-e-dyta-lsi-e-treta/