Home KRYESORE Stresi në prag të fejesës? Mesazhi i të dashurës zbulon planet e...

Stresi në prag të fejesës? Mesazhi i të dashurës zbulon planet e çiftit

Kush mund ta imagjinojë që një “bad boy” si Stresi mund të martohet? Edhe pse reperi është komentuar shumë për romancat e tij të shkurtra me femrat, tashmë duket se Stresi ka gjetur dashurinë, madje kanë projektuar edhe të ardhmen së bashku.

Të paktën kështu kuptohet nga një dedikim i veçantë i të dashurës së reperit, e cila e ka uruar për 30-vjetorin e tij. Urimin e saj të ditëlindjes, Stresi e ka publikuar edhe në Instagram.

“Dashuria e jetës sime ka 30-vjetorin sot! Nëse nuk e njeh, ta tregoj unë se kush është ai. Mashkulli me të cilin unë dua të kaloj jetën quhet Arkimed. Ai është parajsa ime, personi që mua më do po ashtu siç e dua unë. Njeriu që mbështetet tek unë dhe më lejon të mbështetem tek ai.

Ai që më ka mbajtur në gjoksin e tij në ditët më të errëta dhe më të bukura. Dikush që më ka dhënë mijëra kujtime, por edhe më ka ndenjur pranë për të më ndihmuar që të kaloj pengesat që kemi përpara. Ti je ky, njeriu që unë admiroj…”, ka shkruar vajza.

Ndërkohë, Stresi e ka falënderuar vajzën, ndërsa shkruan përkrah këtij mesazhi se, “Faleminderit e dashura dhe e shtrenjta ime. Ti je arsyeja që unë jam sot njeri me fat. My love.”

Me sa duket, lidhja e çiftit është mjaft serioze dhe me gjasa dita që ata mund të fejohen nuk është shumë e largët./360grade.al/

Share: