Home KRYESORE Studimi: Pse gratë janë investitore më të mira?

Studimi: Pse gratë janë investitore më të mira?

Kur bëhet fjalë për industritë, në Wall Street mbizotërojnë meshkujt. Pra kjo tregon se pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se meshkujt janë investitorë më të mirë.

Por sipas një studimi kjo rezulton e gabuar. Sipas të dhënava të reja financiare të gjigandit Fidelity Investments, gratë në fakt janë cilësuar investitoret superiore.

Në hulumtimin e më shumë se 8 milion llogarive investimesh, Fidelity zbuloi se gratë jo vetëm që kursejnë më shumë se burrat, 0.4 për qind por edhe investimet e tyre fitojnë më shumë në vit se investimet e meshkujve, gjithashtu 0.4 për qind.

“Miti që burrat janë investitorë më të mirë është pikërisht kjo – një mit”, është shprehur kështu Alexandra Taussig zëvendës presidentja e Fidelity për gratë investitore.

Këto dallime mund të duken vogëlsira në fillim por shtrirja e tyre në afatgjatë në kursime dhe investime dhe pabarazia e daljes në pension është çdo gjë përveçse e vogël.

Për një 22 vjeçar që fillon me një pagë 50,000 dollarë në vit, një investitore femër do ta kalonte homologun e saj mashkull me 250,000 dollarë.

Anketa e Fidelity “Gratë dhe Paratë” e cila i kërkoi pjesëmarrësve se cila gjini gjini është më e mirë në investimin e parave dhe vetëm 9 për qind e njerëzve thanë gratë.

Por çfarë është ajo që i bën pikërisht gratë investitore më të mira?

Një faktor, tha Fidelity është se meshkujt kanë 35 për qind më shumë gjasa të bëjnë tregti që do të thotë se tarifat e tregtimit shkatërrojnë portofolin e tyre më shumë se portofolin e grave.

Një tjetër avantazh është se gratë ndërmarrin më pak rreziqe të tilla si mos investimi tërësisht në aksione, por një diversifikim më të zgjuar portofoli./dita.al

Share: