Home KRYESORE Tahiri shpërthen në akuza ndaj Idrizit: “Sahanlëpirës”

Tahiri shpërthen në akuza ndaj Idrizit: “Sahanlëpirës”

Kandidati i Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës, Dashamir Tahiri ka reaguar ndaj akuzave të Shpëtim Idrizit duke theksuar se nuk është si ai që hidhet sa në një parti në tjetrën por i qëndron besnik vetëm çështjes çame.

Tahiri e ka sulmuar Idrizin duke kujtuar hyrjen e tij në politikë si dhe qëndrimin në parlament në 2005 ku nuk ka folur asnjëherë për çështjen çame por as nuk e ka përmendur asnjëherë Zotin Dule.

Dy ditë më parë Shpëtim Idrizi tha se është i çuditshëm fakti që Dashamir Tahiri ndodhet në të njëjtën listë me Vangjel Dulen, madje ky i fundit është i treti në listë, ndërsa ish-deputeti i PDIU-së, i pesti. Idrizi kujtoi një deklaratë të Tahirit se do ta merrte Dulen për veshi dhe do i tregonte tokat e Çamërisë, por tha se tani do ta marrë kalipiç pasi do i duhet të mbledhë vota për të.

Sipas Tahirit lidhur me Idrizin se Partia Demokratike nuk i ka marrë kurrë 5 deputetë në Vlorë, ai i ka kujtuar zgjedhjet e vitit 2005 ku jo vetëm ka marrë 5 deputetë por ka marrë dhe Shpëtimin si “sahanlëpirës” të gjashtin.

Sipas tij, Partia Demokratike do ti fitojë patjetër mandatin e pestë ndërsa për sa i përket qëndrimit në të njëjtën liste me Dulen, Tahiri është shprehur se secili ka vendin e tij.

Share: