Nga Parrena.com
Koçi – Po të them një sekret, por mos bëj gafë t’ia thuash njeriu!
Koli – Ç’ka ngjarë mo aman?
Koçi – Trampi, Trampi! Ka kërkuar të takojë me ngulm Bashën!
Koli – Ou? Po pse ta mbaj kaq sekret?
Koçi – Po se Basha nuk do të merret vesh. Meqë është në fushatë, lajmi për takimin me Trampin mund të ndikojë tek rezultati. Ti e di si janë shqiptarët…
Koli – Po mirë o, për mirë do ndikojë për Bashën..
Koçi – E pra! Po Luli nuk e pranon pandershmërinë në zgjedhje, prandaj e ka mbajtur sekret.
Koli – Po ty kush ta tha?
Koçi – Një fermer në Korçë! E tha në një town hall dhe Basha s’ e deshi veten! “Nga e more vesh që do takoj Trump-in” i tha.
Koli – Po a janë takuar thua?
Koçi – Oj të takuar! Por Basha vazhdon ta mbajë sekret dhe ka shumë frikë se mos i nxjerr fotot e takimit me Trump Bilali
Koli – …Bilali..ai i fotos së Ramës me Obamën mo?
Koçi – Jo or jo! Është një tjetèr …po është sekret…Ore se mos i thuash njeriu se llap pak si shumë ti!
Foto marrë nga portali syri.net