Nga Moza Demiri
Jeta e popullit shpërbehet në mjerim ekonomik, moral, kuturor për të mbretëruar pashallarët që ne brohorasim çdo katër vjet.
Fitoren e prisnin dhe macet dhe pulat e shqipërisë dhe jo më njerëzia.
Tashmë, dihet, nuk ka kundërshtarë. Kapitull i mbyllur. Shpresojmë akoma e akoma…30-vjet në pritje… mungojnë edhe pak të mbrijmë shifrën rekord të kohës së xhaxhit duke na thënë… “prit gomar të mbij bar” …. U vërtetua që kemi raporte dashurore dhe shpirtërore te forta pushtet-popull, raporte në harmoni për tu patur zili!!
Por, gjatë këtyre dy ditëve ajo që dëshpëron më shumë, është karakteri i neveritshëm i një pjese shumë të madhe, e cila është e trashëguar ndër shekuj…Jo pa qëllim këto dy ditë vetëm kam lexuar pa fund dhe kam bërë vetëm 4-6 pëlqime, (shumë pak) vetëm aty ku pash qëndrime fisnike dhe besnike ndaj karakterit dhe bindjeve të tyre !
Shumë qëndruan si gjithmonë asnjanës dhe nuk folën (janë ata ne “mes” e s’kuthat që thotë Patër Anton Harapit që presin kush t’ju dalë përpara)…dhe pjesa më e dyshimtë dhe e rrezikshme, janë zvarranikët e talentuar, ku me prapanicën në pambuk, flasin nga pjata e karkalecave dhe goten e verës përpara, të cilët bucitën me statuse histerizmi dhe komplimentash…. dhe jo vetem kaq, por u ngjitën bashkë me to në balonat e fitores, të cilët, nuk kishin dalë hapur më parë…! sot kuptuam me kë ishin në të vërtetë (dhe pse shpalleshin me asnjë)…..
Këta janë pikërisht pjella e atij mentaliteti të pështirë që na ka ndjekur në historinë shekullore dhe na ka sjell deri këtu, një bisht që nuk drejtohet dot…!!
Këto raste të ndihmojnë shumë të bësh seleksionimin e njeriut pa bosht dhe te neveritshëm, nga ai që lahet me ujë e sapunin e vet, i cili nuk n’drronë bindjet në sekonde kur vendi, si me fitore dhe me humbjet e tyre personale, është një katastrofë mbytëse ku po na dergjen prindërit në shtratet e vdekjes pa ujë e pa drita në përvëlimin e nxehtë, këtu qëndronë dhe dinjiteti i një populli, jeta e tij normale që deri tani parti politike (bandë) nuk e ka realizuar nga që nuk ka dinjitet dhe integritet përderi-sa vota, e kjo do të thotë, integriteti dhe jeta shiten me nje thes miell apo 50 mije lek…te tjerat janë brockulla dhe justifikime.
Ndër kohë jeta ikën… jeta e popullit shpërbehet në mjerim ekonomik, moral, kuturor për të mbretëruar pashallarët që ne brohorasim çdo katër vjet.
Nuk mund të jem krenare kur shoh një mjerim dramatik përpara mbretërisë së një personi apo të nje grupi…Koha do ta vërtetojë ashtu siç e ka bërë deri më sot. Nëse do “mbretërojmë” edhe ne si ata, atëhere do bëjmë një libër dhe jo një kompliment serviljanësh të neveritshëm që me moralin e tyre keqbërës këshillojnë sesi të sillen shqiptarët ndaj venditduke treguar “dashurine” e tyre prej të pa “afti” dhe dembeli….!
Keta i quajta KRIMBA që jetojnë vetëm për të ngrënë e për të bërë karshillëqe me llogje pazari, ashtu sic i kërkonë edhe sunduesi i tyre, të vegjetojnë me sy hapur, dmth…. “mish me dy sy”…!!