Home KRYESORE Tefik Hyka, biznesmeni që u qëllua në një atentat në Tiranë

Tefik Hyka, biznesmeni që u qëllua në një atentat në Tiranë

Tefik Hyka, 55 vjeç, ish –pronar i fabrikës së tullave në Vorë, i cili u qëllua në një atentat pranë stadiumit “Dinamo” nga një person me motor, i cili ka mundur të largohet.

Lapsi.al raporton se Tefik Hyka, në vitin 1995 u përfshi në vrasjen e të fortit të Shijakut, Dritan Avdyli, pas një gjobe që dyshohet se iu vu atij për fabrikën e tullave që privatizoi me bono thesari.

“Në atë kohë u përfol se një njeri i Hykës e futi në kurth Dritan Avdylin, i cili u ekzekutua nga Durim Kusi, një vrasës me pagesë. Ekzkekutimi do të sillte një zinxhir vrasjesh, mes të cilave edhe ajo e Durim Kusit, që u ekzekutua në në Tiranë nga djali i xhaxhait të Dritan Avdylit.” – shkruan Lapsi.al duke shtuar se Tefik Hyka ishte personi që dyshohej se kishte porositur vrasjen, pas një gjobe që i kishte vënë atij Dritan Avdyli.

Share: