Teksa zhvillohej intervista e gazetares Rudina Xhunga me kryeministrin Edi Rama, në emisionin “Dritare me Rudinën”, u thirr Ezani.
Kjo bëri që ajo të ndërpresë intervistën.
Pasi dëgjoi Ezanim, Rama tha: “Ça do bëjmë tani, do vazhdojmë?”.
“Jo, kur flet Zoti nuk flasin njerëzit”, u përgjigj gazetarja dhe urdhëroi regjinë të fusë reklama në transmetim.
Por, duket se koha e reklamave e mërziti Ramën. Teksa u kthyen në lidhje direkte, Rama tha: “7 orë reklama…”
“Shhhhhhhhhh, se jemi live”, u përgjigj gazetarja.