Kur të mbarojë kjo fushatë nesër, e të përmbyllet proçesi zgjedhor, ditën e dielë në dt 25 qershor, ne të gjithë si shoqëri do të kalojmë disa ditë frymëmbajtur për të kuptuar se cila do të jetë “fytyra e pushtetit të së nesërmes”.
Nuk është se nuk e dimë, pasi të gjitha të dhënat i kemi para syve, por çuditërisht periudha e fushatave elektorale, na shndërroka të gjithëve në “fëmijë” që duam që edhe vetë ti besojmë fantazitë tona, por të na e besojnë edhe të tjerët kur ne ua tregojmë.
Realitetin e mohojmë e gjejmë nginje vetëm kur trallisemi nëpër fantazi dhe imagjinatë.
Por ja që të drejtën e votës, jo më kot e fitojmë mbi 18 vjeç, ndaj nuk bën fare kuptim fshehja pas “lodrimeve fëminore”.
Nga të gjithë ne kërkohet serioziteti, përgjegjshmëria dhe kurajoja më e lartë për tu ballafaquar me të gjitha të vërtetat që na shohin sytë, dëgjojnë veshët, e kuptojnë mendjet.
Ja ku po i përmend këtu disa të vërteta të cilat i kemi fshehur thellë në harresë, në këto ditë të fushatës elektorale.
Fytyra e pushtetit të së nesërmes, nuk do të ndryshojë aspak nga fytyra e pushtetit të sotëm dhe të djeshëm, sepse këta që sot ne shqiptarët po i dëgjojmë tribunë pas tribune e ekran pas ekrani, duke na u shfaqur si mëtonjës të pikuar nga qielli, janë pa asnjë mëdyshje, po të njëjtët njerëz që ne shqiptarët kemi mallkuar, nëmur, e për të cilët jemi ankuar çdo ditë, cdo orë, cep më cep, qoshe më qoshe, kafene më kafene, deri ditën që filloi fushata.
ÇUditërisht, këtë gjë unë nuk e kuptoj e as e shpjegoj dot, sesi e pse ndodh, por kam vënë re dhe konstatuarr se shqiptarët e kanë sport kombëtar sharjen dhe mallkimin e ankimin për të gjithë politikanët, që ditën e parë pas zgjedhjeve dhe pastaj në ditën që bie bilbili i fushatës elektorale, të gjithë rreshtohen, militantizohen si me magji dhe skuqin duar me duartrokitje e çjerrin zërin me brohoritje pikërisht për politikanët që kanë sharë, mallkuar e për të cilët janë ankuar deri 1 ditë para fillimit të fushatës.
Janë po të njëjtët politikanë në garë për pushtetin e nesërm. Janë po ata që ishin e jane edhe pushteti i djeshëm edhe pushteti i sotëm.
Thjesht kanë ndryshuar rradhët, renditjet, rolet, fjalimet, e kështu me rradhë.
Psh, kemi politikanin që deri para pak javësh fliste për përplasjen e madhe, e që sot flet për dashurinë. E kemi politikanin qe deri para pak ditësh nuk rreshtte së foluri për dashurinë, ndersa sot flet vetëm për përplasjen e madhe. Kemi edhe këtë artistin që deri dje fliste për aleanca strategjike, e sot flet për Timonin dhe Tepsinë.
Çfarë prisni ju prej këtyre?
Me të vërtetë keni ende shpresa e beskm se trallisja e fushatës ka ndryshuar thelbin e këtyre politikanëve?
Unë nuk e besoj. Sidomos nuk kam sesi të besoj këtë aryistin që ka filluar të bëjë tytyty me tepsi, e të kujtojë se si dikur shoku Mao Ce Dun në Kinë, edhe ky mund të bëhet Timonieri i Madh i Shqipërisë.
Shihini veshjen, shihini gjuhen, shihini fytyrën dhe kuptoni sesa shumë ndryshon ky kandidati për Timonier i Madh nga Edi Rama i kanabisit, Elvis Rroshit, zhaverizmit, mediokritetit, Ilir Beqajt e gjithe zullumeve e zullumqarëve që ka bërë e po bën e ka përreth.
Ky artisti, kujton se veshja është veçantësia e tij si Edi Rama. Dhe flet për shtetbërje. Pikërisht ky që fushatën për Timonier i Madh, e bën si lac lagjeje me tuta dhe atlete, ndërkohë që njerëzit edhe kur janë lakuriq e bëjnë dashuri veshin profilaktikun si uniformë. Ky bën artistin kur duhet të bëjë Kryeministrin dhe bën Kryeministrin kur duhet të bëjë artistin, Ky edhe kur ha kujton se bën art, edhe kur bën art kujton se ha…Kur është në pushtet shërben tepsi, kur kërkon pushtet alivanoset nga tepsia dhe e zë makina.
A ka më iluzione ndokush në këtë vend se ky kandidati ynë për Timonier i Madh, premton shtetbërjen teksa e vetmja dritare ngaku ai e kupton këtë art është ajo e veprave dhe modelit të shokut Mao?
A e kuptojmë dot ne, e a mund ta përthithim këtë të vërtetë si drita e diellit, se sikurse shoku Mao zhveshi uniformën e shtetarit dhe veshi kominoshet e Timonierit të Madh, edhe ky laci ynë me “kominoshet sportive” po e kthen shtetbërjen në një atribut dhe projeksion krejt personal. Timonieri mund të vishet si të dojë, mund të flasë si të dojë e çfarë të dojë, mund të dojë e urrejë kë të dojë, sepse ai është shteti. Të tjerët kanë rregulla, ligj, represion, ndëshkim e kështu me rradhë.
Vizioni i Timonierit të Madh, është edhe rreziku më i madh publik dhe kombëtar në këto zgjedhje. Vjen si model nga Kina, një vend aspak demokratik, njëpartiak, me sipërmarës e oligarkë që janë të gjithë anëtarë të Byrosë Politike të Partisë Komuniste dhe që e konsideron si atdhetarizëm dhe detyrë patriotike dashurinë dhe besnikërinë ndaj Partisë Komuniste.
Mos pyesni se cila do të jetë fytyra e pushtetit të nesërm nëse nuk e konsideroni si detyrë qytetare ndaljen e marrëzisë së kandidatit për Timonier të Madh.
Po nuk e nisëm me këtë detyrë qytetare ditën e votimeve në 25 qershor, atëherë sido e këdo që të votojmë, e kemi dorëzuar vetë Shqipërinë në duar minimaosh dhe enverucesh të pështirë.
Arian Galdini
Tiranë më, 22 qershor 2017