Tre firmëtarë të kërkesës për largimin e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike për herë të parë sqarojnë publikisht arsyet përse firmosën peticionin.
Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ata cilësojnë si rrezik kryesor që pas 22 korrikut Shqipëria mund të mbetet pa opozitë. Sipas tyre jo vetëm me marrëveshjen që bëri fshehtas me Edi Ramën, jo vetëm me humbjen skandaloze në zgjedhje por edhe më ngrirjen dhe garën për kryetar duke shkelur statutin e partisë Luzlim Basha po e çon vendin pa opozitë.
Ja disa deklarata më të rëndësishme që ata bënë gjatë emisionit.
“Kemi 4 vjet që shkelet statuti i PD. Kemi tre vjet që nuk është mbledhur asnjherë Këshilli Kombëtar dhe tani duke u shkelur të gjitha, madje edhe gara për kryetar dhe po shkelet sërish statuti. Çfarë është ky nxitim që të bëhen zgjedhje më 22 korrik? Kjo do të tiotë se nuk do ketë garë dhe më e keqja vendi nuk do ketë opozitë”. – tha Arben Skënderi, anëtar i kryesisë së PD.
“Ne të PD-së gjatë fushatës nuk kemi bërë fare opozitë kundër qeverisë. Ne kemi bërë opozitë vetëm kundër LSI-së. Më 22 korrik Lulzim Basha mund të jetë sërish kryetar, por nuk do ketë Partinë Demokratike me vete”. – tha Endira Bushati, anëtarë e kryesisë së PD.
“Të gjithë ata që më njohin e dinë mirë që nuk kemi kërkuar largimin e Lulzim Bashës për shkak të hatërmbetjeve pse nuk ishim pjesë e listave të kandidatëve për deputet. Ne kërkojmë që PD të reformohet dhe nuk ka lidhje as me amra të përveçëm e as me mua. Nëse vazhdojmë kështu rrezikojmë që vendi të mbetet pa opozitë” – tha Leonard Olli, kordinator, kryetar i këshilltarve të PD, Bashkia e Tiranës.