Nga Genc Mlloja
Pa dyshim qe temperaturat e larta kane efektet e tyre ne psiqiken njerezore. Por ajo politike eshte me e rende.
Mire ne shqiptaret qe kemi punet tona me 25 qershor, por me ka habitur e jo vetem mua, nje diplomat i nje vendi fqinj.
Ne nje pritje diplomatike ne pranine e disa ambasadoreve ai i referohet ne menyre groteske ndonje politikani shqiptar ne ‘renie’, sipas tij, duke e konsideruar mikun tim!
Krenohem qe ne kete moshe me profesione gazetar, diplomat, pastaj gazetar e diplomat deri ne keto momente, te kem krijuar miqesira, kontakte, te jem i begenisur per intervista por edhe shkembim mendimesh me politikane, diplomate, madje edhe figura te larta te ndryshme, perfshire edhe shume presidente e kryemistra nga SHBA, Brulseli, Pekini, Polonia, Mali i Zi, Turqia, Serbia, Kuvaiti, Hungaria etj.
Me vjen keq se ky emisar kujton se informacionet qe i japin disa burime ‘intime’ te tij jane diplomacia e vendit te vet. Edhe sikur te ishin keshtu, ruaji ate ose ato burime inatcore e aspak serioze. Mbaji per punet tuaja se ne i zgjidhim vete tonat ne ate formen tone.
Diplomacia don kellqe, nuk eshte bulevardeske, bllafaluqe. Asnje titull nuk te ben diplomat te vertete. Po harrojeni Kim Filbin, Mata Harry, Sorge etj.
Besnik i etikes diplomatike por edhe te karakterit tim, te dashur miq te FB, po rezervoj te drejten te permend kete diplomat e ‘burimet’ e tij te konsumuara.
Nje keshille miqesore per te: te mesoje nga ai/ajo qe ka ne krye te Misionit ku sherben si ruhet konfidencialiteti e etika dipöomatike me kedo.
Per ato burimet e tij nuk kam keshille, vec paralajmerim qe shpejt per kete e disa ceshtje te tjera mund te jene ne kete tribune mediatike popullore.
Ky nuk eshte kazani…. eshte tryeza e mendimeve te lira!